A do të transferohet te Reali? Mbappe ka këtë përgjigje

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, i ka dhënë fund spekulimeve që e lidhin atë me një largim nga klubi.

Marketing

Ai këtë e ka bërë me një cicërimë të thjeshtë në Twitter, me rastin e zbulimit të fanellave të reja të kampionit francez.

20-vjeçari, i cili shënoi 33 gola në 29 ndeshje në sezonin e kaluar, cicëroi sloganin e klubit, ‘Ici c’est Paris’ – ‘ky është Parisi’.
Spekulimet kanë qenë në rritje gjatë gjithë kësaj vere që Mbappe mund të joshet nga premtimi i një sfide të re, pasi ka fituar gjithçka në Francë.

39 golat dhe 17 asistimet e tij në të gjitha garat ishin një kthim mahnitës për lojtarin, por për shumë të tjerë ishte gjithashtu një shenjë se lojtari më i mirë i ri në botë e ka tejkaluar pritshmëritë e ligës.

Në një rast apo tjetër, Real Madridi mbetet ekipi favorit për të nënshkruar me të.