A do të transferohet te Reali? Përgjigjet Pogba

Paul Pogba është pyetur për një transferim potencial te Real Madrid pas ndeshjes që Manchester United e humbi 0-1 nga Barcelona.

Marketing

‘Djajtë e Kuq’ janë mposhtur 0-1 nga Barcelona në ‘Old Trafford’ në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas kësaj ndeshje, mesfushori francez është pyetur rreth një transferimi në Bernabeu gjatë verës së këtij viti.

Kampioni i botës me Francën, ditë më parë pranoi se ëndërron që një ditë të luajë për Real Madridin, duke pasur vetëm fjalë të mira për Zinedine Zidanen.

“Kur luajmë në Ligën e Kampionëve është gjithmonë mirë të luajmë kundër Barcelonës, është një ëndërr për këdo”.

“Nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetje, do të flas vetëm për lojë, asgjë tjetër”, është përgjigjur Pogba.