A do t’i lirojnë zyrat kryebashkiakët e PD kur të vijnë të zgjedhurit e 30 qershorit? Basha i shmanget pyetjes

Ka përfunduar pas gati tre orësh, takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me kryebashkiakët e djathtë. Në fund të takimit, i pyetur nga mediat, nëse u ka kërkuar kryebashkiakëve të PD-së që të lirojnë ose jo zyrat për të zgjedhurit më 30 qershor, Basha e shmangu përgjigjen.

Marketing

Ai komentoi pjesëmarrjen në zgjedhje, ndërsa i ftoi qytetarët që t’i bashkohen opozitës në protestën e së hënës.

“Dua të falenderoj nga zemra mbi 85 % që refuzuar diktaturën dhe farsën e Edi Ramës. Dua t’i ftoj ditën e hënë në orën 20:00 në një protestë të madhe kombëtare për të qëndruar të bashkuar për çmontimin e diktaturës me mirënjohje të thellë dhe për të vazhduar betejën për demokracinë dhe të ardhmen”, u shpreh Basha.

Marketing