A duhet qëruar molla?

Partially peeled Granny Smith apple, close-up

Një mollë e mesme me lëkurë përmban 4.4 gram fibra. Pa lëkurën, ju merrni vetëm 2.1 gramë, jo aq sa ta kualifikoni si një “burim i mirë i fibrave” .
Lëkura gjithashtu paketon shumicën e vitaminave të mollës.

Marketing

Kjo mollë e njëjtë me lëkurë përmban 8.4 miligramë vitaminë C dhe 98 njësi ndërkombëtare (IU) të vitaminës A.
Nëse e hidhini lëkurën, kjo bie në 6.4 miligram vitaminë C dhe 61 IU vitaminë A.

Mollët mund të lehtësojnë problemet e frymëmarrjes – por vetëm nëse e hani bashkë me lëkurën.
Komponenti përgjegjës quhet quercetin dhe një studim zbuloi se njerëzit që hanë pesë ose më shumë mollë çdo javë kanë funksion më të mirë të mushkërive në sajë të efekteve të quercetin, raporton Health.com.

Quercetin gjithashtu mbron edhe kujtesën tuaj.
Antioksidanti duket se po lufton dëmet e indeve në tru të lidhura me sëmundjen Alzheimer dhe probleme të tjera degjenerative – të paktën sipas një studimi të vitit 2004.
Lëkura e mollës mund t’iu mbrojë gjithashtu edhe nga kanceri në gji.

Një studim i vitit 2007 nga Universiteti Cornell theksoi se një pjesë e vogël e përbërësve të quajtur triterpenoids në lëkurën e mollëve pengojnë ose vrasin qelizat e kancerit në kulturat laboratorike.

Në veçanti, këto komponime synonin qelizat e mëlçisë, të zorrës së trashë dhe të kancerit të gjirit, sipas autorit të studimit.