Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sonte i lidhur online në emisionin “Top Tema” në TV Telma me gazetaren Snezhana Llupevska theksoi se Çairi në fillim të pandemisë kishte nr. ekstremisht të ulët në raport me komunat tjera dhe se ndoshta të lëshuarit e masave dhe opinioni i krijuar se nuk ekziston virusi covid , ndikuan në përhapjen e tij.

Ai gjithashtu pohoi se komuna ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm sipas rekomandimeve për të prevenuar megjithatë si pushtet lokal nuk ka kompetencë mbi rendin publik dhe shërbimet shëndetësore, sepse ato janë kompetencë e pushtetit qëndrorë andaj dhe nuk ka pasur të drejtë intervenimi.

Në lidhje me pyetjen se a duhet të Izolohet Komuna e Çairit: “Nuk mendoj se vetëm Çairi si komunë duhet të izolohet, komuna jonë është arterie lidhëse andaj pët të pasur kuptim kjo masë ndodhë vetëm nëse izolohen dhe komunat përreth ose një pjesë e Shkupit” theksoi Visar Ganiu, Kryetar i Komunës së Çairit