A e dëmtoi Besa LSDM-në a po LSDM Besën? Shqiptarët i thanë jo “Sojuzit”

LSDM -Besa tregoi se akoma nuk është koha për koalicione multietnike në një vend si Maqedonia e Veriut plot kontradikta .Në një koalicion shpëtimi ,të dy subjektet fituan po aq sa humbën informon TetovaSot
.Njëra pësoi disfatën e rradhës tek maqedonët sepse VMRO fitoi më shumë vota në kampin maqedonas ndërsa Besa doli partia e fundit tek shqiptarët derisa këta të fundit kësaj rradhe i thanë jo “sojuzit” dhe u dhanë kaq shumë deputetë partive të pastra shqiptare.

Marketing

Koalicioni “Mozheme” ishte vetëm një shpëtim karierash politike si të Zaevit që edhe njëherë e shpëtuan shqiptarët poashtu edhe të Kasamit që mund të dilte duarthatë fare.

Zaev pa Besën do kishte shumë më pak deputetë se VMRO që është fituese e përhershme tek maqedonasit por BESA akoma më keq pa Zaevin kishte të ngjarë të mos merrte asnjë deputet përcjellë ts.

Por në fakt duke iu referuar pritshmërive të të dy subjekteve doli që të dyja të jenë humbëse në këto zgjedhje.Besa morri trefish më pak vota nga cfarë i premtoi Zaevit ndërsa ky i fundit që fliste për fitore bindëse ,nuk i dolën prognozat në një rezultat të ngushtë me gjithë ato parti me vete që kishte kundrejt oponentit politik.

Besën dhe LSDM -në e dëmtoi koncepti i një koalicioni që akoma nuk përpihet në vende ku nuk ka një barazi mes dy popujve .Koncepti i tillë i bëri humbës të dy palët por gjeneza e këtij dështimi sidomos të LSDM së janë edhe ofendimet që Zaev u bëri shqiptarëve duke patur një partner shqiptar në koalicion.Besa deshti sa t’a shpëtojë Zaevin po aq edhe të mbijetojë vetë me vota jo të pastërta shqiptare si Zaev me te tilla jo të pastërta maqedonase .Zaev e dinte se pa shqiptarët nuk do fitonte por meqë shfrytëzoi kredinë më 2016 me shqiptarët ,i mbeti vetëm një variant i tillë sepse ai i sheh po shqiptarët për vota dhe më pas i flakë tej siç bëri gjatë qeverisjes tre vjeçare kur erdhi në pushtet si humbës .Zaev humbi shumë vota në këto zgjedhje edhe për shkak të shumë aferave gjatë mandatit si kryeministër ndërsa BESA zgjodhi anën e gabuar për një koalicion me një parti maqedone.ts

Marketing