A e dini kush është femra që shoqëroi Loredanën në MTV EMA? (VIDEO)

Të gjithë sytë i kishim tek Loredana në MTV EMA 2019 për shkak se reperja fitoi “Best Sëiss Act” në këtë ngjarje të madhe që u mbajt në Seville të Spanjës.

Marketing

Veshja e saj në të zeza iu ra në sy edhe mediave të huaja të cilat e kanë komentuar atë por me siguri e keni parë edhe një femër që gjatë gjithë kohës ishte pranë Loredanës.

Ajo është Juju – kështu njihet si artiste dhe është poashtu një repere shumë e famshme në Gjermani dhe Zvicër.

Juju pati bashkëpunuar me njërin prej reperëve më të kërkuar në vendet gjermano-folëse, Capital Bra.

Kënga e tyre ka arritur më shumë se 77 milionë klikime në YouTube dhe ju mund ta dëgjoni më poshtë.