A e dini sa herë mendon një grua gjatë vitit për ta lënë punën?

Një studim nga “Association of Accounting Technicians” ka gjurmuar në punën e grave dhe ka nxjerrë disa statistika vërtet interesante.

Ndoshta është surprizuese për ju ose jo, që mesatarisht një grua mendon për ta lënë punën 17 herë në vit.
Ajo që është më dramatike në këto statistika është se 10 nga ato mendime, janë për të mos filluar një punë të re, por thjesht për të qëndruar në shtëpi.

Mjafton që të largohen nga ajo punë stresante që kanë.
Ka një sërë faktorësh që ndikojnë në dëshirën e një gruaje për të lënë punën. Mirëpo, shumica prej këtyre grave i lënë thjesht mendime këto “dëshira”, pasi ato nuk guxojnë për ta lënë punën, sado e vështirë të jetë, shkruan revistaclass.
Ky studim tregoi gjithashtu se një grua punon mesatarisht 32 orë në javë, 1668 orë në vit dhe 78.396 orë gjatë karrierës së saj.

evn