A e keni vërejtur këtë detaj te Miranda Hashani?(Foto)

Këngëtaja shqiptare nga Maqedoni, Miranda Hashani është e njohur për publikun shqiptar kudo në botë.

Marketing

Ajo ka një karrierë të gjatë në skenën muzikore, ku dallohet sidomos për vokalin e saj, shkruan “Kosovarja”.

Me muzikë ka filluar të merret qysh nga mosha pesë vjeçare, derisa është e njohur për dekada me projekte të ndryshme muzikore.

Ajo është rikthyer në skenën muzikore me një projekt të ri të titulluar “Amaneti i Nanës”.

Këngën e ka realizuar me videoklip dhe u pëlqye nga publiku.

Përveç kësaj Miranda dallohet për thjeshtësinë e saj si person dhe paraqitjet para publikut.

Me plotë sharm, elegancë dhe buzëqeshje shfaqet gjithmonë para publikut.

Është pikërisht buzëqeshja e saj që e dallon dhe e veçon nga këngëtaret tjera.

Madje në profilin e saj në Instagram nuk mund të gjesh fotografi tjetër të saj përveç duke buzëqeshur, e duke reflektuar pozitivitet.

Kujtojmë se Miranda Hashani është e martuar me Mentor Miftarin, me të cilin ka dy djemë.