A është i mundur aplikimi i tarifës së lirë 24 orë ? Ja çfarë thonë nga Komisioni Rregullator

Siç duket, praktikisht nuk është thjesht të vendoset tarifë e lirë e rrymës elektrike gjithë ditën, edhe pse, kohëve të fundit janë shtuar zërat për një kërkesë të tillë.
Njeriu i parë i Komisionit Rregullator Marko Bislimovski, në deklaratën për “24 Vesti”, sqaroi që ky proces nuk është aq i thjeshtë dhe se është e nevojshme periudhë me gjatë për t’u aplikuar në terren, pasi me ndërrimin e fundit të tarifës për energji më të lirë elektrike, është punuar më tepër muaj.

Marketing

“Mision i pamundur është vendosja e tarifës për energji më të lirë elektrike për gjithë ditën për shkak të arsyejeve teknike, por edhe në aspektin ekonomik. Kompanitë energjietike patjetër të ngelin likuide, sepse, edhe pas krizës duhet të furnizojnë. Ekipet e EVN janë në gatishmëri për ndëryrje urgjente në momente kritike, defekte, dhe raste të ndjashme. Nëse aplikohet tarifa e energjisë së lirë elektrike, të gjithë elektromontuesit do të duhet të shkojnë nëpër Maqedoni dhe të resetojnë mbi 600.000 numra, nga të cillat 200.000 janë brenda shtëpive të shfrytëzuesve. Në kohën e shpërndarjes së virusit, atë nuk do ta lejonit edhe ekspertët shëndetësorë”, thotë Bislimovski.

Ai sqaron që madje edhe të aplikohet tarifa e lirë e energjisë elektrike përgjatë gjithë ditës, shpenzimet e qytetarëve nuk do të zvogëloheshin në mënyrë drastike, por sistemi energjetik do të mund të kolabëronte.

“Nëse vendoset tarifa e lirë e energjisë elektrike gjatë gjithë ditës, shfrytëzuesit do të zvogëlonin shpenëzimet për 400 denarë në nivel mujor, kurse humbjet për kompanitë do të ishin të mëdha. Mund të vijmë në gjendjen e nëntorit, të mos dërgojmë faturat, sepse, nuk do të ketë as rrymë, dhe as kush ta porosisë. Qëndrimi ynë si Komision Rregullator është që kjo ide është e pamundur që të zbatohet. Ne duhet të mbajmë llogari të kemi furnizim të rregullt të energjisë elektrike për qytetarët në këtë kohë të epidemisë. Të gjitha shtetet, e zbatojnë këtë, kurse ne ishim ndër komisionet e para rregullatore që dhamë sugjërime që të mos kyqen shfrytëzuesit për shkak të pagesës, përderisa janë në fuqi masat e jashtëzakonshme”, thotë Bislimovski.

Humbjet, nëse do të vendosej tarifa e lirë përgjatë gjithë ditës, do të duhet të kompenzoheshin nga buxheti.

“6 milion euro humbje në nivel mujor nëse do të kemi tarifë të lirë gjatë gjithë ditës. Nëse jo nga qytetarët, do të duhet që të kompensohet nga buxheti, kurse buxheti për mometin është fokusuar në qëllime të tjera për përkrahje të institucioneve të cilat punojnë në mbrojtje nga koronavirusi, si dhe sanimin e dëmeve të sektorëve më të goditur, tha Bislimovski, duke shtuar që për momentin vetëm në Maqedoni dhe Bosnje e Hercegovinë ka tarifë të lirë, ndërsa aplikimi në vendin tonë zgjati për 3 muaj.

Një numër i madh i qytetarëve, në peticionin online, kërkuan aplikimin e tarifës së lirë të energjisë elektrike përgjatë gjithë ditës. Madje, edhe disa subjekte politike nxitën këtë ide, por duke e ditur që procedura kërkon kohë dhe pasojat do t’i vuante buxheti i shtetit, motivi duket që më tepër është poentim politik ditor, sese kërkesë reale.

Marketing