A është i sigurt udhëtimi me aeroplan për gratë shtatzëna?

Shpesh kemi lexuar artikuj të ndryshëm që thonë se gratë shtatzëna nuk preferohet të udhëtojnë me aeroplan.

Marketing

Sipas NHS zakonisht është e sigurte që gratë shtatzëna të udhëtojnë, megjithatë shumica e linjave ajrore nuk lejojnë gratë shtatzëna 34 javë e tutje të fluturojnë.

Gjinekologia Leila Hanna nga Spitali Queen Mary në Londër, ka thënë se nuk ka ndonjë provë që sugjeron se udhëtimi me aeroplan është i dëmshëm për shtatzënat.

Megjithatë ajo ka theksuar se gratë duhet të ndërmarrin masa shtesë për të ulur rrezikun nga formimi i trombozave në venë.
Trombozat, DVT, kanë më shumë gjasë të zhvillohen gjatë udhëtimeve të gjata.

Kjo mund të trajtohet me një aspirinë, si dhe me ecje të vazhdueshme gjatë fluturimin dhe konsumim të ujit.

Marketing