A është martuar me hungareze dhe a ka miliarda euro, flet Gruevski nga Budapesti!

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski që gjendet në arrati përmes një statusi në facebook është prononcuar lidhjet me lajmet që kanë qarkulluar për një martesë të tij me një hungareze. Sipas tij, lajmet e rrejshme dhe në përgjithësi gënjeshtra u bë sport nacional në vend.

Marketing

“Më shpallën si truri i përgjimeve që vetë e kishin organizuar. Më shpallën të dyshuar se jam marrë vesh me Zaevin për të ardhur në Hungari dhe jam marrë vesh me Zaevin për tu vjetëruar lënda ime për një rast që kam dashur që një rrugë të ndërtohet më shpejt që të përfitojmë më shumë vota në kohë zgjedhjesh.

Se kam marrë avokat shqiptar për të prolonguar lëndët në gjyq. Se jam para martesës me ndonjë hungareze…Se kam pesë miliardë euro, dy miliardë euro, miliona…gënjeshtër pas gënjeshtre”, ka shkruar ndër të tjera Gruevski, duke thënë se të gjitha këto janë gënjeshtra dhe lajme të rrejshme, që sipas tij vijnë nga qarqe të pushtetit.

Marketing