A i beson Ali Ahmeti, Zaevit?( Video)

Nuk ka ndonjë arsye që unë mos i besojë pasi jemi partner koalicioni. Mandatin që lam pas kemi bërë punë të mira, kështu u përgjigj lideri i BDI-së Ali Ahmeti sonte në emisionin “Politica” në Tv Globi, kur u pyet nga drejtuesi i emisionit Abedin Bilalli, nëse i beson Zoran Zaevit.

Marketing

“I dodh njeriut në politik të bëjë edhe ndonjë prononcim e paraqitje në rrethana të caktuara dhe të jap një vlerësim të caktuar për ndonjë çështje. Mirëpo, jeta është shumë dinamike, situatat ndryshojnë dhe s’duhet marrë për të keq që nëse ka deklaurar para tre muajsh ta zëmë mbi marrëveshjen me Bullgarinë ndonjë deklaratë dhe tani pas tre muajsh ti zihet për të madhe për ndonjë deklaratë më të sofistikuar apo të kompletuar. Nuk ka ndonjë arsye që unë mos i besojë pasi jemi partner koalicioni. Mandatin që lam pas kemi bërë punë të mira. Unë kam qasjen, politikat dhe ndërtimin tim, polikanët tjera kanë politika dhe qasje tjera dhe nuk jemi të ngjashëm që të gjithë. Unë nuk merrem me të tjerët, me të sharra, piskama pasi ato nuk sjellin ndonjë të mirë pëf qytetarët”, deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Marketing