A ju kujtohet Odegaardi i Realit? Shikoni çfarë goli ka shënuar

Martin Odegaard ka shënuar golin e parë zyrtar për skuadrën e Vitesses në Holandë.

Marketing

Talenti i Real Madridit, Martin Odegaard, i janë dashur disa javë për të shënuar golin e parë te skuadra e tij e re, Vitesse.

19 vjeçari norvegjez që është i huazuar nga Real Madrid te Vitesse deri në qershor të vitit të ardhshëm, ka shënuar të shënoi një gol spektakolar në Kupën e Holandës.

Odegaard ka shënuar në fitoren 0-2 të Vitesses në udhëtim te Heracles.

Ky është sezoni i dytë se Odegaard po e kalon në Holandë. Ai sezonin e kaluar ishte pjesë e Heerenveenit të Arbër Zenelit, ku në 38 ndeshje shënoi tri gola.