A ka ardhur koha që të ndryshojë mosha e duhanpirjes, nga 18 në 21?

Diskutimet lidhur me duhanpirjen janë vazhdimisht në rritje, në veçanti për të rritur moshën në të cilën mund të blihen produktet e duhanit, nga 18 në 21.

Marketing

Deputetët britanikë kanë paraqitur këtë ide në fillim të muajit dhe tani një specialisti në Imperial College London, Dr Nicholas Hopkinson, ka shkruar në British Medical Journal duke argumentuar rastin për ndryshimin.

Ndihma për të lënë duhanin tek duhanpirësit ekzistues është e rëndësishme, thotë Dr Hopkinson, por sipas tij elementi më jetik është parandalimi i fillimit tek të rinjtë.
“Pirja e duhanit është një zakon ngjitës, që transmetohet brenda grupeve të bashkëmoshatarëve”, thotë ai.

Për të mbështetur rastin e tij, ai tregon për suksesin e rritjes së moshës ligjore nga 16 në 18 vjeç, e cila ka ndodhur në vitin 2007.

Që atëherë, përqindja e duhanpirësve të rinj – të përcaktuar si ata të moshave 16-24 vjeç – ka rënë nga më shumë se një në katër në vitin 2007 në më pak se një në pesë.

Marketing