A ka nis shpartallimi i opozitës shqiptare në RMV!?

Ditëve të fundit kanë qarkulluar zëra për largimin e Skender Rexhepit – Zejdi nga Alternativa. Zejdi është larguar nga kryesia e Alternativës dhe vendin e tij e ka marrë Mubekir Palloshi. Duket se partia e dytë opozitare po shkon drejt shpartallimit, njëjtë siç ndodhi me Lëvizjen Besa, informon BLIC.MK

Marketing

Përplasjet brenda partiake në partinë opozitare u vërejtën që nga fjalimi i fundit në foltoren e kuvendit të koordinatorit të grupit parlamentar të ASH-AA, Skender Rexhepit. Zejdi paraqitjen e tij para popullit, përkatësisht në Kuvend e kishte me 1 Prill të këtij viti.

Gashi dhe klani i tij si duket nuk mjaftuan me përçarjen në Lëvizjen Besa dhe të njëjtën gjë po e bëjnë edhe tek Alternativa.