A keni shije të keqe në gojë? Ju mund të vuani nga këto probleme shëndetësore

Disa nga arsyet kryesore që ju keni shije të keqe në gojë janë:

Marketing

Infeksionet– Nëse keni shije të keqe në gojë, atëherë ju mund të jeni duke vuajtur nga një lloj infeksioni të shkaktuar nga bakteri Candida Albicans. Arsyet tjera të infeksioneve në gojë mund të jenë higjiena e dobët e gojës si dhe përdorimi i barnave.

Shëndeti oral– Nëse nuk i pastroni dhëmbët çdo ditë dhe nuk keni kujdes me higjienën e gojës, atëherë kjo mund të jetë arsyeja që keni shije të keqe në gojë.

Vitaminat– Nëse jeni duke përdorur vitamina në formë të suplementeve, atëherë kjo mund të jetë arsyeja e këtij problemi me shijen e gojës.

Problemet me lukthin– Problemet me lukth mund të çojnë në një shije metalike dhe të keqe në gojë.

Shtatëzënia– Nëse jeni shtatëzënë, atëherë është e pritshme, që ju mund të përjetoni një shije të keqe në gojë, mirëpo me kohë ky problem do të largohet vet.

Demenca– Personat që vuajnë nga ky çrregullim, zakonisht e kanë të dëmtuar një pjesë të trurit, e cila është përgjegjëse për shijen.

Marketing