Është e zakonshme që njerëzit të përjetojnë dhimbje në anën e djathtë të qafës. Në shumicën e rasteve dhimbja ndodh për shkak të një tendosjeje të muskujve ose shfaqe tjera.

Njerëzit shpesh mund ta trajtojnë dhimbjen duke përdorur medikamente në kushte shtëpiake. Sidoqoftë, për dhimbjen e rëndë ose të vazhdueshme të qafës, është më mirë të vizitoni mjekun.

Qafa është një pjesë vitale e trupit të njeriut, që përfshin eshtrat kurrizore, muskujt dhe indet e tjera. Ndryshe nga disa pjesë të tjera të trupit, qafa është e ekspozuar dhe në rrezik të lëndimit. Ajo është gjithashtu e prirur për tu lodhur sepse njerëzit e lëvizin atë vazhdimisht gjatë gjithë ditës.

Disa nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjeve në shpinë janë: pozicioni i keq i gjumit, stresi dhe ankthi, lëndimet e rënda, infeksionet, çrregullimet e rënda të eshtrave e në disa raste edhe sëmundja e kancerit, transmeton Indeksonline.

Kur duhet të brengosemi?

Në përgjithësi ,nuk është e nevojshme të vizitosh mjekun për dhimbje të butë ose të moderuar. Marrja e ilaçeve të caktuara dhe lëvizja e lehtë gjatë gjithë ditës duhet të ndihmojë për të minimizuar dhimbjen.

Nëse dhimbja është e rëndë ose e vazhdueshme ose ka simptoma të tjera, këshillohet të kërkoni këshilla mjekësore.

Mjeku ju ndihmon për të përcaktuar nëse ka apo jo lëndime të rënda ose kushte të tjera që kërkojnë trajtim. Ata gjithashtu mund të përshkruajnë trajtime më të forta për të lehtësuar dhimbjen.