A po bëhet gati Ivanov të formojë parti të re politike?! Dilemat i ngjall Mile Janakievski!

A po përgatit presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov iniciativë për formimin e një partie të re politike? Kjo dilemë është paraqitur pas deklaratës së ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, i cili tha se para dy javëve ka biseduar 90 minuta me Ivanovin për “një iniciativë politike”.

Marketing

Ai gjendet në paraburgim, në bazë të një shënimi të DSK-së, që ngre dyshime se është përgatitur të arratiset njëjtë sikurse grevski.

Duke u mbrojtur në gjykatë, ku kërkoi ndërprerje të paraburgimit, Janakievski ka mohuar se nga Ivanov ka kërkuar amnisti, por ka theksuar se në një takim të mbajtur me 13 nëntor të këtij viti, një orë e gjysëm kanë biseduar për “një iniciativë politike”.

“Se takimi me Ivanovin ka qenë me ndërmjetësues është gënjeshtër. Nuk ka datë, orë dhe vend, nuk ka verifikim te Ivanovi nëse ka pasur takim me ndërmjetës timin, gjykata t’i merr parasysh kumtesat e Ivanovit, të cilat për fat të keq i dëgjova në radio., ai demanton takim përmes ndërmjetësuesit. Unë njihem me të më shumë se 10 vitee. Bashkë e kemi promovuar Maqedninë si destinacion të volitshëm. Ivanov ka qenë në dasmën time. Më datë 13.11.2018 90 minuta kam qenë bashkë me të dhe kemi biseduar për një iniciativë politike”, tha Janakievski, duke shtuar se në kabinetin e Ivanovit ka qenë si qytetar.

Sipas disa spekulimeve në kuloare politike, Ivanov nuk është i kënaqur me politikat e kryetarit aktual të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micskovski, (parti e cila e propozoi për president), prandaj me disa deputetë dhe anëtarë të VMRO-DPMNE-së është duke përgatitur formimin e partisë së re politike. Nga Kabineti i Ivanovit për momentin nuk kanë komentuar këto informacione.

Marketing