A po e nxit koronavirusi, bixhozin online?

Me miliona njerëz që janë akoma nën masat e izolimit në të gjithë Europën, ka shqetësime në rritje, se të qenit në shtëpi për orë të tëra mund të ndihmojë në nxitjen e varësisë nga kumari.

Marketing

Qeveria në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur një studim mbi ndikimin e varësisë nga kumari, i cili prek rreth 350,000 njerëz në vend.

‘Ka më shumë njerëz të cilët po i drejtohen lojërave të fatit në internet, disa nga mërzitja, disa sepse janë të varur prej tyre, lojtarët janë nxitur nga reklamimet online dhe tundimi është i madh’,- tha deputeti britanik Carolyn Harris, kryetar i komitetit parlamentar lidhur me lojërat e fatit.

Një person që e di mirë tundimin, është Alex Macey, një ish-vartës i lojrave të fatit. Tani ai punon si kryetari i grupit të avokatëve Gamvisory, duke ndihmuar të tjerët, në lidhje me rreziqet e varësisë nga kumari. Macey thotë se njerëzit në izolim të detyruar e kanë kontaktuar atë nga frika e të qenit të varur.

‘Njerëzit po kalojnë shumë më tepër kohë në mediat sociale dhe po shohin që kur këto reklama shfaqen, ata klikojnë në to dhe papritmas llogaria e tyre bankare zbrazet’, – tha Macey.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka filluar tani një hetim të gjerë për lojërat e fatit, i cili do të studiojë gjithçka nga çështjet e problemeve të shëndetit mendor deri në ndikimin e tij në krim dhe vetëvrasje.

‘Unë nuk besoj se ne mund të vlerësojmë se sa njerëz do të bëhen lojtar të kumarit në internet gjatë javëve të ardhshme, sepse është një aktivitet që është i lehtë për t’u bërë, i lehtë për t’u përfshirë, dhe është shumë e lehtë për të shpenzuar shuma të mëdha’-, tha deputeti Carolyn Harris.

Marketing