A po iu thotë Reka lamtumirë Selës dhe Kasamit!

Kandidati presidencial Blerim Reka ka zhvilluar një intervistë përballë gazetarëve ka sqaruar konceptin e Republikës, duke theksuar se “Maqedonia është shtet, por jo ende Republikë pasi në republikë sundon ligji”.

Marketing

“Unë nuk mund t’i mësoj se çfarë të flasin Sela dhe Kasami. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për fjalët e mia”, ka thënë Reka, në pyetjen e gazetarëve maqedonas se ju deklraoni se nuk jeni kandidat vetëm i shqiptarëve dhe kërkoni edhe votat të maqedonasve, ndërsa nga ana tjetër kryetarët e partive që ju mbështetsin flasin vetëm për elektoratin shqiptarë, shkruan “Zhurnal”.

Në pyetjen se ju e mbani përgjegjësinë dhe famën e këtyre partive, Reka u përgjigj se ai nuk e ka famën e këtyre partive, gjë që krijon përshtypjen se Reka po tërheiqet nga këta dy parti.

Gjithashtu duke sqaruar konceptin e Republikës, Reka në një farë forme pranon faktin se në rrethin e dytë zgjedhor partitë politike do të merren vesht mes veti se kujt do t’ia japin mbështetjen për të zgjedhur president të shtetit.

Në këtë fazë, Reka duke e pasur shumë të qartë se ai nuk mund të zgjidhet president, vazhdon të mbetet ende dilema se cilin kandidtat do ta përkrahin partitë e tij mbështetese, ASH dhe BESA në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Profesori Reka gjithashtu është konfuz kur tenton të sqarohet se është kandidat jopartiak, pasi që mbështetja partiake atë e legjitimon si kandidat presidencial dhe dy logot e partive, ASH dhe BESA qëndrojnë pikërisht pas numrit 1 në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.