A po krijohet një Lëvizje për Reforma në ASH?!

Koalicionet parazgjedhore muaj më parë ka qenë tema më e përfolur në opinion. Tentimet për bashkimin e opozitës shqiptare, përsëri rezultuan të pa suksesshme. ASH-ja bëri koalicion me Alternativën e Gashit ndërsa Besa me LSDM-në. Koalicioni i Selës dhe Gashit krijoi paknaqësi të shumta brenda ASh-së, duke pasuar edhe largime të ndryshme.

Marketing

Siç mësohet ekskluzivisht nga “Albanews24”, paknaqësi tani janë shfaqur në shumë degë, ku dita ditës pritet të ketë largime nga ky subjekt politik, dhe gjithë këtij frakcioni brenda ASH-së do t’i prijë vet kryetari i degës Tetovës, Altrim Mamuti. Sipas këtyre burimeve, këto paknaqësi vijnë pas mos përfilljes së Ziadin Selës që ka për strukturat poshtë. “Nga PDSh-ja u larguam për këtë arsye, sepse strukturat e partisë nuk u merrshin ne konsiderat, shpresuam në Selën por edhe ky vazhdoi të bëjë gabimet e njejta si Menduh Thaçi duke mos respektuar strukturat partiake. Po lihet përshtypje se qëllimisht po anashkalon strukturat dhe me këtë i krijon komoditet BDI-së”, thonë nga ky burim.

Gjithashtu, ditëve në vijim pritet që shumë degë dhe nëndegë ti bashkangjiten kësaj iniciative brenda ASH-së.