A po rrezikon ASH-ja shëndetin e qytetarëve!?

Thirrjet e vazhdueshme të autoriteteve shëndetësore në vend, për mbrojtje nga virusi korona, sidomos kur ditëve të fundit me një rekord viktimash e të infektuarish, po hasin në vesh të shurdhër nga lideri i ASh-së Ziadin Sela dhe kreu i komunës së Gostivarit Arben Taravari , sidomos duke pasur parasysh faktin se që të dy me profesion janë mjek!

Marketing

Në fakt, edhe thirrjet e tyre ndaj qytetarëve për kujdes dhe  respektim të masave për mbrojtje  po del se janë vetëm deklarative , kjo pasi me veprat e tyre ata po tregojnë të kundërtën .Gjatë ditës së sotme , kur edhe partia  Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa promovuan slloganin dhe logon e fushatës së zgjedhjeve të parakohshme të 15 korrikut, Sela dhe Taravari me bashkëpartiakët e tyre  shkelën  në mënyrë flagrante rregullat për mbrojtje nga virusi korona! Në fesjbuk publikuan  foto me një grumbull njerëz, pa snjë farë mbrotjte : as mbajtje të  maskave  e as distancë fizike.Me këtë veprim, Sela dhe Taravari të  mbërthyer nga ethet e fushtës prazgjedhore, po  rrezikojnë seriozisht   shëndetin e qytetarëve!

 

Marketing