AAK: Kosova duhet urgjentisht të formojë ushtri

Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe Sigurisë (DPMS) brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka vlerësuar shumë pozitive procedimin nga Qeveri për miratim parlamentar të tri projekt-ligjeve me të cilat synohet transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës.
Ky organ i partisë të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj vlerëson se “Veprimet e tilla proaktive të Qeverisë, në koordimin me partnerët strategjik të FSK-së NATO-n dhe SHBA-të, po realizojnë infrastrukturën e plotë ligjore për krijimin e Ushtrisë të Kosovës”.

Marketing

“Si komponent kryesor të sigurisë për garantimin e sovranitetit dhe paqes duke ruajtur direkt mjedisin e sigurisë në Kosovë, rajon dhe kapacitetet ushtarake për misione paqeruajtëse në botë”, thuhet në kumtesën e sotme të DPMS dhe AAK-së.

Partia e Haradinajt thekson “i mirëpret të gjitha angazhimet shtetërore dhe ndërkombëtare, me theks të veçantë SHBA-në dhe NATO-n, për gatishmërinë në ofrimin e mbështetjes strategjike, aspekteve teknike ushtarake dhe logjistike në interes të misionit të ri të FSK-së”.

“Nevoja që Kosova të bëhet me ushtri është tepër urgjente, gjetja e një opsioni të koordinuar formal, do të nënkuptonte zgjerimin e misionit të FSK-së deri në krijim dhe transformim të plotë”, thuhet në kumtesën e DPMS dhe AAK-së.

Qeveria e Kosovës të enjten me votë unanime ka miratuar tri ligjet bazë për transformim të FSK-së me mision dhe detyra shtesë siç është Ligji për Forcën, Ligji për shërbim në Forcë dhe Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes.

Ambasada e SHBA në Prishtinë tha se nuk ishte konsultuar për qëllimet e Haradinajt për ndryshime ligjore të transformimit të FSK-në në ushtri dhe tha se edhe pse e mbështet të drejtën e Kosovës për të pasur forca të mbrojtjes, megjithatë, kjo mund të bëhet vetëm duke ndryshuar Kushtetutën.

Marketing