Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave me institucione të mëdha dhe relevante, janë shumë efikase në synimin tonë të përbashkët në luftën kundër evazionit fiskal dhe politikave tjera të përbashkëta.

I tillë ishte edhe takimi i sotshëm online i realizuar nga përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe FMN, ku morën pjesë përfaqësues të disa institucioneve, ministri i financave z. Fatmir Besimi , si dhe unë bashkë me drejtoreshën Sanja Lukarevska si përfaqësues të DAP.

Takimi ishte mjaftë produktiv dhe u diskutuan shumë tema që kane të bëjnë me rritjen e aktiviteteve ekonomike, zhvillimi efikas i programit për revizion, ulja e ekonomisë joformale etj.