AC Milan pëson humbje edhe nga Fiorentina

Humbi nga Torino por tani humbi edhe nga Fiorentina, Milani nuk po mundet që të rikthehet në formën e tyre më të mirë.

Marketing

Nga penaltia shënoi golin e parë për Fiorentinën Pulgar në minutën e 14’mirëpo fati i keq për Milanin vazhdoi pasi që në minutën e 55 Musacchio u ndëshkua me karton të kuq dhe kështu mbetën me një futbollist më pak.

Fiorentina e shfrytëzoi epërsinë e lojtarëve pasi që në minutën e 66’ shënoi Castrovilli mirëpo Chiesa në minutën e 70’ nuk arriti të shënoj nga penaltia por këtë penalti të humbur e përmisoi Frank Ribery pasi që edhe ai arriti të shënoj gol në minutën e 78’.

Por dy minuta pas golit të Ribery edhe Milani arriti ta shënoj golin e nderit në këtë ndeshje përmes Leao pasi u asistua nga Hernandez.

Marketing