Acar në SHBA, temperatura deri në -50 gradë

Qytetet janë thuajse të mbyllur në të gjithë pjesën qendrore të shteteve të bashkuara të Amerikës ndërsa rajoni është mbërthyer nga një valë të ftohti i njohur si vorbulla polare.

Marketing

Të paktën 7 persona kanë humbur jetën në disa shtete si pasojë e motit arktik. Temperaturat ranë në -30 gradë celcius në Chikago, më ftohtë edhe se në Antarktidë, dhe -37 gradë celsius në Dakotën e veriut.

Moti i acartë do të ngrijë rreth 250 milionë amerikanë dhe rreth 90 milionë prej tyre do të përballen me temperatura nën -17 gradë celsius. Bora pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës që nga rajoni I liqeneve të mëdha në Nju England e deri në Uiskonsin dhe Illinois, ku priten më shumë se 60 centimetra reshje.

Gjendja e emergjencës është shpallur tashmë në Uiskonsin, Michigan dhe Illinois, e madje edhe në shtetet normalisht më të ngrohta më në jug, në Alabama dhe Misisipi. “E gjithë kjo mund të bëjë histori”, tha Riki Katsro, nga shërbimi kombëtar i motit në Illinois.

Temperaturat kanë arritur nivele ekstremisht të ulëta në Çikago falë edhe erës së ftohtë dhe meteorologët thonë se ngrirja është e mundur brenda vetëm 10 minutave jashtë, në temperatura të tilla. Grand Forks, në Dakotën e veriut, ka regjistruar të ftohtin më të madh deri më tani, -54 gradë celsius, mëngjesin e të mërkurës dhe kjo valë të ftohti nuk ka gjasa të përfundojë deri pas fundjave.

Marketing