Aco Kolevski, kryetar i ri i Këshillit të Prokurorëve

Aco Kolevski është kryetari i ri i Këshillit të Prokurorëve Publikë. Në seancën e sotme, ai u zgjodh unanimisht me 10 vota pro, ndërsa nuk kishte kandidat tjetër. Kolevski ka përvojë 30 vjeçare si  prokurorë.

Marketing

Ai e pason Kole Shterjev, mandati dyvjeçar i të cilit skadon në fund të muajit.

Kryetari i Këshillit të prokurorëve publik zgjidhet nga anëtarë me votim të fshehtë. Mandati i tij zgjat dy vite, pa të drejtë të rizgjedhjes.

Kryetari i deritanishëm Kole Shterjev është zgjedhur më 31 gusht të vitit 2017. Ka ardhur në vendin e kryetarit të deriatëhershëm Petar Anevski.

Marketing