Adelina Ismaili jep 5 arsye pse duhet votuar Vjosa Osmanin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ka dhënë pesë arsye pse sipas saj duhet votuar kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmanin.

Marketing

Ndër arsyet janë faktet se sipas saj Osmani nuk ka ndryshuar mendjen, nuk është frikësuar të flasë, ka bashkuar LDK’në dhe se përkulet vetëm për të përqafuar qytetarët.

“Me Vjosen, se Vjosa nuk e ka ndryshuar mendjen as rrugen, kurr.

Me Vjosen, se Vjosa nuk eshte frikesuar te flase te verteten, kurr.

Me Vjosen, se na ktheu e na bashkoi.

Me Vjosen se eshte grua e nene, Vjosa jep e nuk merr.

Me Vjosen, se Vjosa perkulet vetem per te perqafuar qytetarin e vendit tem.” Ka shkruar Ismaili në Facebook.

Adelina Ismaili edhe më parë publikisht e ka dhënë përkrahjen e saj për kandidaten e Lidhjes Demokratike të Kosovës.