Ndonëse nuk është edhe aq aktive në muzikë, Adelina Tahiri mbetet e komentuar në mediat rozë.

Adelina Tahiri komentohet mjaft shumë nga mediat rozë për shkak të stilit të jetesës luksoz që ajo shfaq në rrjete sociale.

Si rrallëherë këngëtarja ka publikuar sot disa imazhe ku shihet në shoqërinë e bashkëshortit të saj maqedonas, Serjozha Markov.

“Dashuri e pastër”, thotë Adelina duke iu referuar natyrisht dashurisë mes tyre.