Adelina Tahiri thotë se nuk di ta përdorë fotoshopin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, publikon shpesh foto nëpër rrjete sociale.

Marketing

Ajo tregon format trupore me veshje të ngushta e po ashtu edhe në bikini, e për faktin se duket aq seksi në secilin imazh ku tregon trupin, është akuzuar edhe për fotoshop.

Madje dikush prej ndjekësve e ka pyetur në Instagram nëse përdor apo jo fotoshop dhe nuk ka munguar përgjigja e Adelinës.

Këngëtarja e ka mohuar një gjë të tillë madje ka thënë që as nuk di ta përdorë fotoshopin.

Marketing