Adem Karaga rikthehet në krye të Teatrit Shqiptar

Adem Karaga, rikthehet në krrye të Tetarit Shqiptar në Shkup, si ushtrues detyre, pasi që ushtruesit të deri tanishëm të detyrës drejtor i ka kaluar mandati, informon gazeta KOHA.

Marketing

Vendimin për riemërimin e Karagës në krye të Teatrit Shqiptar e ka nënshkruar, zëvendës ministri aktual i Kulturës, Vlladimir Llazovski.

Lajmin për gazetën KOHA e konfirmon edhe sekretari shtetëror në ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri. “Me vendim të zëvendës ministrit, pasi që ushtruesit të deritanishëm të detyrës drejtor i tetarit Shqiptar i ka kaluar mandati, është emëruar Adem Karaga për ushtrues detyre drejtor”, deklaroi për KOHA, Aziri.