Ademi: Arsimi online është zgjidhje sistematike dhe ka mekanizma për kontrollimin e shkollave

Arsimi online është zgjidhje sistematike dhe ka mekanizëm për kontroll të shkollave. Internet do të ketë për gjithë nxënësit dhe me ndihmën e donatorëve do të ndihmohen edhe ata nxënës që nuk kanë pajisje TI, thotë ministri i Arsimit, Arbër Ademi në një intervistë për Radio Evropën e lire

Marketing

Ministri sqaron se vendimet e miratuara të Qeverisë parashikojnë që mësimi në distancë ose mësimi nga shtëpia përmes mjeteve elektronike të komunikimit organizohet dhe duhet të sigurohet komunikim dhe shkëmbimi i dyanshëm i të dhënave.

“Kjo do të thotë që procesi arsimor të organizohet në mënyrë pa praninë fizike të palëve të përfshira në këtë proces. Konkretisht mendojmë për platforma të video-konferencave, postën elektronike dhe çdo mjet tjetër të komunikimit elektronik”, thotë ministri.