Ademi: BDI përshëndet miratimin e ligjit për sistematizimin e nëpunësve administrativ

Sot, ne si grup parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim
dëshirojmë të përgëzojmë administratorët për miratimin e ligjit për
shpërndarjen e nëpunësve administrativ, të punësuar përmes programit
K-5, por edhe të përshëndesim të gjithë kolegët deputet të cilët sot
votuan PRO këtij propozim-ligji.

Marketing

Më lejoni që në emër të të gjithë deputetëve të BDI-së të njoftoj
opinionin se përmes këtij propozim-ligj njëherë e mirë do të përmbyllet
procesi i sistematizimit nëpër vendet e tyre të punës të të gjithë
nëpunësve administrativ të cilët tashmë një dekadë nuk jane
sistematizuar.

Shfrytëzoj rastin që t’ju informoj se këta nëpunës administrativë do të
sistemohen në organet e pushtetit lokal dhe shtetëror si dhe organe
tjera shtetërore të themeluara në pajtim me Kushtetutën dhe me ligj.

Kjo kategori e të punësuarve do të sistemohet edhe nëpër institucionet
që kryejnë veprimtari nga fusha e arsimit, shkencës, shëndetësisë,
kulturës, punës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve, sportit si
dhe në veprimtaritë tjera me interes publik të themeluara me ligj, kurse
të organizuara si agjenci, fonde, institucione dhe ndërmarrje publike të
themeluara nga Republika e Maqedonisë së Veriut ose nga komunat, nga
qyteti i Shkupit, por edhe nga komunat e qytetit të Shkupit dhe
agjencitë aksionare në pronësi shtetërore.

Të nderuar qytetarë, dëshirojë t’ju njoftoj se me miratimin e këtij
propozim-ligji, BDI po realizon edhe një premtim parazgjedhor.

Gjithashtu është për tu përshëndetur edhe fillimi i procesit të njohjes
së diplomave të nëpunësve administrativ, me çka ata do të motivohen që
të mbi ndërtohen dhe avancohen, por edhe të kontribuojnë në zhvillimin
dhe punën e organeve të administratës shtetërore.

Të nderuar, tashmë më së voni 15 ditë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji,
Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive është e
obliguar që Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i propozojë
plan me qëllim shpërndarjen sa më të shpejtë të këtyre nëpunësve
administrativ.

Me respekt,
Grupi parlamentar i BDI-së