Ademi: Blerim Reka përjetoi fijasko

“Blerim Reka ka përjetuar fijasko në këto zgjedhje. Ai as për së afërmi nuk iu ofrua kandidatëve të mëparshëm shqiptar duke nisur nga Muharrem Nexhipi e të tjerët”, theksoi zëdhënësi i shtabit të BDI-së, Arbër Ademi.

Marketing

Sipas tij, qytetarët dijnë të dallojnë se kush ka vizion dhe të hap perspektivë duke avancuar pozitën e shqiptarëve.
Ademi tha se Reka kishte qëllimin vetëm për të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe përjetoi ndëshkimin.

Ai tha se edhe njëherë u konfirmua koncepti i BDI mbi bazën e parimit te koncensualitetit për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët.