Ademi dhe Arifi në mbikqyrje të punimeve të sallës sportive në Hotël të Likovës

Salla e sporteve që po ndërtohet në kuadër të Sh.F. “Andon Zako Çajupi“ në fshatin Hotël të Likovës është në përfundim e sipër. Sipas të gjitha gjasave e njejta nga dita e hënë, të jetë në funksion dhe shërbim të nxënësve të kësaj shkolle. Kjo u konstatua gjatë inspektimit të punimeve nga zyrtarë të lartë qeveritarë dhe atyre lokal.

Marketing

“Jemi në inspektim të përfundimit të punimeve të cilat gjatë ditës së Hënë duhet të rrumbullakësohen dhe të lëshohet në përdorim kjo sallë e sporteve e ndërtuar për fëmijët të cilët vijojnë mësimin në këtë shkollë”, tha ministri Ademi.

“Vizitojmë punimet të cilat janë në përfundim e sipër në këtë objekt ku shpresojmë që ky objekt të jet një indikacion i cili do të shërbej për një process sa më të mirëfillt edukativo arsimorë”, theksoi kreu i komunës së Likovës,Erkan Arifi.

Ndryshe ndërtimi i kësaj salle sportive , në një sipërfaqe prej 650 m2 , kap vlerën prej 24 milionë denarë, mjete këto të siguruara nga MASH.

Marketing