Kryetari i Komunës së Çair, Visar Ganiu dhe ministri e Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sot nga ambientet e Shkollës Fillore “Imri Elezi” dhe Shkollës Fillore “7 Marsi” ju uruan të gjithë filloristëve hapërim të mbarë në rrugën e dijes.

Ata me kënaqësi përcollën manifestimin e përgatitur nga nxënësit duke dëshmuar mbi entuziazmin fëmijëror në ditën e parë të shkollës.

Po ashtu, siç njoftojnë nga Komuna Çair të dy u uruan mësimdhënësve punë të mbarë dhe përkrahje në misionin për edukimin e brezave të rinj.