Ademi: Festat dhe jubiletë mund t’i festojmë si të duam, derisa nuk ka gjuhë të urrejtjes

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sot duke komentuar sjelljen e tifozëve të grupit “Shvercerat”, u shpreh që jubiletë mund të festohen siç të dëshirohet, derisa nuk ka gjuhë të urrejtjes.

Marketing

“Ne mund të festojmë gëzimin, festimin dhe jubiletë ashtu siç dëshirojmë, për sa kohë që nuk përdoret gjuha e urrejtjes. Ajo është e papranueshme, nga kushdo që vjen. Nuk kam parë ndonjë gjë të pazakontë. Nëse ka pasur gjuhë urrejtjeje unë e dënoj pa marrë parasysh se nga kush është, por nëse nuk do të kishte një gjuhë urrejtje, ne mund të festojmë. Gjuha e urrejtjes ose ndonjë sjellje tjetër që mund të rrezikonte paqen dhe rendin, ne me siguri e dënojmë, pa dallim nga kushdo që vjen kjo”, deklaroi Ademi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të Protokollit për bashkëpunim me SHBA, ministri Ademi u shpreh se nuk ka asgjë të pazakontë në atë që tifozët të festojnë jubile në një institucion kulturor.

“Tifozët gjithashtu mund të jenë të kulturuar dhe të festojnë në një institucion kulturor. Do të doja që edhe më shpesh në institucionet kulturore të festojnë përvjetorët në mënyrë të kulturuar”, theksoi Ademi.