Ademi: Internet falas për mësim nga distanca!

“Konform të dhënave që i morëm nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, të gjithë fëmijëve nga familjet e rrezikuara sociale do të ua lehtësojmë procesin e mësimit përmes internetit.

Marketing

Nënshkruam marrëveshjen me Telekomin e Maqedonisë, me të cilën marrëveshje këta fëmijë nga familjet e rrezikuara sociale do të pajisen me kartë për internet mobil me kapacitet prej 10 GB (gigabajt) në muaj.

Me këtë veprim, këtyre nxënësve do t’u sigurohet qasje në platformat për të përfunduar me sukses vitin shkollor përmes mësimit në distancë.

Falenderoj menaxhmentin e TELEKOMI-it, për përgjegjësinë dhe gatishmërinë e lartë të treguar shoqërore për t’u ardhur në ndihmë atyre që, në këto rrethanat të vështira dhe të jashtëzakonshme kanë nevojë për mbështetje për të vazhduar procesin edukativo arsimor, ndryshe nga forma e zakonshme.Gjithashtu, falënderoj edhe kolegët e mi ministra nga Shoqëria Informatike dhe Administrata dhe nga Puna dhe Politika Sociale për përpjekjet e tyre për t’i detektuar fëmijët – të cilëve duhet t’u ndihmohet dhe për gjetjen e mundësisë se si ta realizojmë këtë në një afat sa më të shkurtër.” – thotë Ademi

Marketing