Ademi: Janë korrigjuar 22 tekste shkollore, procesi vazhdon tutje

Nxënësit e shkollave fillore vitin e ri shkollor do të fillojnë më 22 tekste shkollore të korrigjuara. Tekstet janë të shkencave ekzakte si Kimia, Fizika, Matematika, Shkencat Natyrore dhe Biologji, por ende mbeten pa korrigjuar tekstet e Gjeografisë dhe Historisë të cilat janë me shumë gabime skandaloze dhe me përmbajnë fyerje dhe shtrembërime historike kundrejt shqiptarëve.

Marketing

Ministri i Arsimit Ademi tha se dikasteri që drejton do të vazhdoj me korrigjimin e të gjitha teksteve shkollorë ku janë regjistruar gabime të ndryshme.

Mendoj që pas kësaj faze të vazhdojmë edhe me tekstet tjera shkollore dhe të korrigjojmë të gjitha ato tekste shkollorë në të cilat konstatohen gabime apo lëshime qoftë në aspektin metodologjik teknik profesional apo gabime lëshime në aspektin e përkthimit dhe adaptimit. Kemi bërë një hap të rëndësishëm nuk do të ndalemi edhe më tutje. Sigurisht që të gjitha tekstet shkollore nuk duhet të nxisin urrejtje dhe tensione por përkundrazi duhet të na bashkojnë dhe unifikojnë – tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Ndër librat që kanë gabime të shumta dhe skandaloze është edhe libri i muzikës dhe i cili është në proces të korrigjimit dhe përmasimit, tha Vanja Veleva nga Shërbimi Pedagogjik.

Jemi në vazhdën e procedurës për revidimin e disa librave të tjerë në arsimin fillor, do të përmirësohet edhe libri i Gjuhës Maqedonase për klasën e 5 i cili veç më është në procedurë, po ashtu dhe librat për arsimin muzikorë në të gjitha gjuhët e komuniteteve etnike tona për shkak të specifikës së vet lëndës – deklaroi Vanja Veleva, drejtoreshë e Shërbimit Pedagogjik.

Të gjitha tekstet shkollore do të gjenden në qarkullim të lirë në të gjitha libraritë me çmimin e njëjtë me të cilën Ministria e Arsimit i ka blerë. Nxënësit e klasës së 1 deri tek klasa 3 për çdo vit do të kenë libra të ri. Po ashtu për arsimin e mesëm profesional është në proces përpilimi i 31 teksteve shkollore dhe korrigjimi i përmbajtjeve te dy teksteve atë të Biologjisë për vitin e parë dhe Etika për vitin e tretë. Ademi shtoi se për këtë vit është shpenzuar 40 % më pak për çdo libër që është blerë në tirazh të plotë.

Marketing