Ademi kërkon përdorimin e gjuhës shqipe dhe përkthyes në Këshillin Gjyqësor

Në fillim të seancës së sotme, anëtari i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, Selim Ademi, kërkoi nga kreu i këtij institucioni Zoran Karaxhoski, respektimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

Marketing

‘Duke marrë parasysh që ligji është miratuar, unë kërkoj që thirrjet për seancat e Këshillit Gjyqësor të jenë edhe në gjuhën shqipe dhe njëkohësisht të sigurohet një përkthyes’, tha Ademi.

Kreu i Këshillit Gjyqësor Karaxhoski tha se të gjithë e dinë se ligji është miratuar, por se ka edhe afate për zbatimin e tij.
“Unë synoj të respektoj Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe ligjet dhe nuk do presim afatin e fundit” tha ai.
Karaxhoski shprehu shpresën se në të ardhmen e afërt të drejtat do të realizohen në përputhje me ligjin.

Marketing