Ademi: “Lideri i drejtimit”, vendi ynë ka nxënës me të vërtetë të talentuar

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, dr. Arbër Ademi sot mori pjesë në ndarjen e çmimeve “Lideri i drejtimit” nga garat e organizuara mes nxënësve të shkollave te mesme profesionale.

Marketing

Këtë vit, sikurse tha ministri, për herë të pestë radhazi i ndajmë çmimet në kuadër të garave “Lider i profesionit”. Bëhet fjala për garë e cila nga viti në vit bëhet gjithmonë më interesante dhe më tërheqëse për nxënësit e shkollave të mesme profesionale në vend, ku ata paraqesin njohuritë e fituara gjatë procesit arsimor në kuadër të profesionit që kanë vendosur të mësojnë. “Fituesit e sivjetshëm janë më të mirët midis 147 nxënësve të paraqitur nga 23 profile të 9 drejtimeve profesionale”. Kjo garë, plotësoi ministri është edhe një tregues se vendi ka me te vërtetë shumë nxënës të talentuar.

“Këta janë nxënësit që do të krijojnë ndryshimet e ardhshme në shoqëri dhe do t’i lëvizin përpara proceset ekonomike-shoqërore. Këta janë nxënës të shkollave të mesme profesionale që, do të kisha thënë, me vet përzgjedhjen e këtij lloji të arsimit e kanë trasuar rrugën drejt prosperitetit shoqëror dhe për t’u inkuadruar me sukses në shoqëri” deklaroi ministri Ademi. Prandaj, këshilla dhe mesazhi im drejtuar të gjithë nxënësve të ardhshëm është që të mendojnë mirë se ku do të vazhdojnë arsimimin e tyre dhe t’i japin përparësi arsimit profesional. Në fakt, e ardhmja i takon arsimit profesional!

Përzgjedhja e nxënësit më të mirë është kryer sipas suksesit të arritur, pas aktiviteteve të realizuara në kuadër të garave “Lider i drejtimit”, përmes të cilave (aktivitete) tregohen, dëshmohen, vlerësohen dhe rangohen njohuritë, shkathtësitë, aftësitë dhe kompetencat e nxënësve në lëndët profesionale dhe mësimin praktik në kuadër të një profili arsimor të veçantë nga arsimi teknik dhe arsimi profesional për profesione, në përputhje me Rregulloren për përzgjedhjen e nxënësit më të mirë në profesion nga vitet e fundit në arsimin profesional në vend.

Marketing