Ademi: Mbështetje direkte për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme

Ministri i Arsimit dhe Shkencës nga radhët e BDI-së Arbër Ademi në konferencën për shtyp në selinë e partisë në Shkup prezantoi masat e pakos së tretë ekonomikë të miratuara gjatë ditës së sotme ku potencoi se me këto masa parashihen mbështetje direkte për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme.

Marketing

Ademi theksoi se prej momentit kur jemi përballur me COVID19 kemi ndërmarrë masa konkrete në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës,po edhe në kuadër të Qeverisë në mënyrë që procesi edukativo-arsimor dhe vet procesi arsimor të zhvillohet pa pengesa dhe se fëmijët tanë, nxënësit tanë dhe studentët tanë të vazhdojnë me mbindërtimin në aspekt arsimor edhe në këto rrethana dhe gjendje të jashtëzakonshme dhe zyrtarisht të shpallur nga institucionet kompetente.

Në vazhdim fjalimi i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi:
“Sa i përket masave konkrete që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me sistemin nacional arsimor, që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me nxënësit dhe studentët në kuadër të këtij seti masash që i miratoi sot qeveria më lejoni të theksoj se konkretisht parashihet ndarja e vauçerëve për nxënës dhe studentë dhe të rinj deri në moshën 29 vjeçare me fokus për zhvillimin e aftësive të tyre digjitale dhe të IT-së.

Konkretisht kjo masë do të ndihmojë të rinjtë dhe studentët siç theksuam me një fokus të veçantë në zhvillim të aftësive të tyre të IT, të aftësive të tyre digjitale në mënyrë që të rrisin konkurrencën e tyre në tregun e punës sipas nevojave të ekonomisë digjitale.

Në fakt kjo masë e cila përbën pjesë të këtij seti të kësaj pakoje të masave përfshin 3 nën masa konkrete:

E para është kupon për student, respektivisht vauçer për student që vijnë nga familje me të ardhura të ulta në shumën maksimale prej 6000den., pra siguron 6000 den, për studentë dhe nxënës të cilët do të synojnë të mbulojnë pagesën e tyre, respektivisht participimin për studime në universitete, akomodim në konvikte dhe akomodim privat.

Po ashtu, si nënmasë e dytë parashihet vauçer për trajnime dhe akademi të bashkëfinansuara për informatikë dhe aftësi digjitale deri në 30 000 den, dhe e treta parashihet ndarja e vauçerëve për studentë deri në 3000 den, të cilët do të përdoren për aktivitete të shërbimit në shënjestër sipas kodit të aktivitetit.

Pra, MASH në ditët në vijim ka për detyrë që të krijojë grup të punës me çka në mënyrë të detajuar do të definojë kushtet për aplikim, afatin dhe mënyrën e ndarjes së këtyre vaucereve me çka përfitojnë studentët tanë, qoftë për participim të studimeve, pagesën e kuotës së studimeve, qoftë për akomodim në institucionet publike apo private të akomodimit qoftë edhe për destinimet tjera apo për qëllimet tjera që kanë në instancë të fundit sigurimin e gjitha atyre pajisjeve dhe mjeteve për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e ndjekjen e procesit arsimor, pra shuma e cila dedikohet për këto masash që kanë të bëjnë për studentët dhe të rinjtë në përgjithësi është prej 12 milionë eurosh dhe kapë një numër të nxënësve dhe studentëve deri në 100 000, shpresojmë dhe me kohë do të njoftojmë mbarë opinionin për të gjitha aktivitetet në vijim gjatë javës që vjen dhe ditëve që vijnë në aspekt të shfrytëzimit të këtyre masave të cilat parashihen sot edhe në planin e masave nga Qeveria”, theksoi ministri Arbër Ademi.

Marketing