Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Republikën e Maqedonisë, Luiza Uinton sot ishin për vizitë te të burgosurit në Institucionin për ndëshkim-përmirësim të personave të mitur që funksionon në kuadër të Burgut në Ohër.

Ata 19 të burgosurve adoleshentë nga Institucioni ndëshkues-përmirësues dhe të shtatë të burgosurve të rritur ua kanë dorëzuar vërtetimet për përfundimin me sukses të kurseve nga gjuha maqedonase dhe nga matematika në kuadër të arsimit fillor.

Bëhet fjalë për projekt të cilin e realizojnë Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Drejtoria për sanksione pranë Ministrisë së Drejtësisë në bashkëpunim dhe me përkrahje të Zyrës së Programit për zhvillim pranë KB (UNDP) në Republikën e Maqedonisë.

Ministri Ademi deklaroi se ky projekt për arsimim të të burgosurve adoleshent vetëm e vërteton premisën se secili meriton mundësi të dytë, posaçërisht kur bëhet fjalë për arsimim.

“Si Ministri e Arsimit dhe Shkencës mbesim të përqendruar dhe do të japim kontribut konkret që të krijojmë arsimim cilësor dhe njëkohësisht arsimim për të gjithë. Programe të këtilla realizohen edhe në institucionet tjera, edhe në kuadër të arsimit fillor, por edhe përgatitje profesionale”, tha Ademi.

Luiza Uinton theksoi se projekti për arsimim të të burgosurve adoleshent është në përputhje me moton e KB-së që askush të mos harrohet, gjegjësisht askush të mos lihet pas dore, duke shfaqur besim se programe të ngjashme do të vazhdojnë edhe më tutje për të gjithë personat e rinj të cilët janë në institucione për përmirësim që ta kompletojnë arsimimin.

“Pjesa më e madhe e personave të mitur në burgjet dhe institucionet ndëshkuese për përmirësim nuk kanë arsimim fillor, që do të jetë pengesë e madhe për përfshirjen e tyre në shoqëri dhe të gjejnë punë pasi të dalin nga burgu, për këtë është shumë e rëndësishme që të përmirësohet. Kjo është hera e parë që lloj i tillë i projektit për arsimim fillor të implementohet në vend dhe me të vërtetë na vjen mirë që ka entuziazëm te të rinjtë në institucione për arsimimin.

Jemi të gatshëm që ta vazhdojmë bashkëpunimin me institucionet për të gjithë personat e rinj të cilët gjenden në institucionet për përmirësim që të kenë mundësi ta kompletojnë arsimimin dhe në këtë mënyrë tu hapen sa më shumë mundësi për më tutje”, tha Uinton.

Projekte të ngjashme për arsimim gjuhësor dhe për trajnime për kuzhinierë, bukëpjekës, inxhinierë të makinave për të rritur janë realizuar në burgjet në Kumanovë dhe Shtip, me vërtetime të ndara për kurse të përfunduara të më shumë se njëqind personave.

Në kuadër të Burgut në Ohër, për momentin gjendet Institucioni i vetëm ndëshkues për edukim për adoleshent në Republikën e Maqedonisë.

Sipas informacioneve të Drejtorisë për realizimin e sanksioneve, tashmë ka përfunduar plotësisht ndërtimi i Shtëpisë edukative-përmirësuese për adoleshent “Tetovë” që gjendet në fshatin Vollkovi në Komunën e Bërvenicës, gjegjësisht se për vendosjen e tij në përdorim mbetet edhe objekti të përfshihet në rrjetin e ujësjellësit.