Ademi: Mësimdhënësit mund të vlerësojnë nxënësit për angazhimin e tyre

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, thotë se ky dikaster ka diskutuar për çështjen e vlerësimit të nxënësve që kur u miratua pako e parë e masave që duhet të zbatohen në arsim.

Marketing

Sipas tij, që atëherë është theksuar se mësimdhënësit kanë të drejtë dhe mund të notojnë nxënësit për angazhimin që ata do të tregojnë gjatë zhvillimit të mësimit online.

Mënyra e vlerësimit të nxënësve, sqaron Ademi, është rregulluar në mënyrë të detajuar përmes një udhëzimi të shpërndarë tashmë në institucionet arsimore.

Marketing