Ademi: Në gishta numërohen ndërtimet pa leje në Ohër

Në gishta mund të numërohen ndërtimet pa leje të tipit të shpitëve, objekteve hotelierike ose hoteleve në rripin e mbrojtur në Ohër. Sipas kryetarit të komunës, pjesa më e madhe e tyre janë garazhe, gardhe ose disa shkallë shtesë, thotë ministri pa resor Edmond Ademi në një intervistë për REL në gjuhën maqedonase.

Marketing

“Prej majit të vitit 2019-të Ohri ka kryetar të ri të komunës dhe ai në afat prej një muaji, në pajtueshmëri me dokumentet që i ka në komunë, në pajtueshmëri me obligimet, ka bërë regjistrim të ndërtimeve pa leje, për gjendjen momentale. Ai e ka prezantuar shumë hapur, me numra, aq sa janë të gjitha tani, sa janë në rripin e mbrojtur, atje janë 409.

Tha se pjesa më e madhe prej atyre 409 ndërtimeve, nuk janë ndërtime të forta, në kuptimin shtëpi, hotele, por janë garazhe, gardhe, apo shkallë shtesë. Ashtu siç ka thënë kryetari, mund ta citoj, në gishta prej dy duarve mund të numërohen ndërtimet e tipit të shtëpisë dhe objekteve hotelierike ose hotele të cilat janë ndërtuar në atë rrip.

Unë plotësisht besoj në kryetarin dhe në ato numra që i ka prezantuar, atë regjistër nuk e ka bërë qeveria, apo unë, por e ka bërë komuna dhe kryetari, ato janë ato numrat”, thotë Ademi.

Marketing