Ademi: Nevoja për veting është domosdoshmëri, këtë e vërteton rasti i Mijallkovit

Zhvillimet e fundit me ish shefin e DSK-së Sasho Mijallkov sipas deputetit të BDI-së Arbër Ademi nxjerrin në pah domosdoshmërinë e një vetingu si në gjyqësor, në prokurori dhe në institucionet e tjera. Ai pa mos dashur të apostrofoj fajtorin për zhvillimet rreth arratisjes e më pas paraqitjes së Mijallkovit, tha se prokuroria ka pasur mundësin në ditën kur janë thënë fjalët përfundimtare të kërkoj arrest shtëpiak, për ish shefin e DSK-së.

Marketing

Nuk dua të prejudikoj edhe të improvizoj lidhur me atë se çka në të vërtetë ka ndodhur për ato 40 orë, besoj se përgjigje adekuate duhet të japin institucionet, por megjithatë zhvillimet e fundit konfirmojnë politikat tona të drejta dhe të domosdoshme për një veting të tërësishëm, veting edhe gjyqësorit edhe prokurorisë edhe politikanëve, skenës politike. Kjo është një kërkesë e vjetër dhe insistim i vjetër i BDI-së, si parti inauguruese e këtij koncepti e kësaj zgjidhjeje që me të vërtet gjyqësori, prokuroria dhe institucionet tjera të spastrohen dhe të vij në shprehje profesionalizmi. Siç e dini ditën e premte kanë qenë fjalët përfundimtare dhe prokuroria qysh ën ditën e premte ka mundur që të kërkoj paraburgim shtëpiak”, tha Arbër Ademi, deputet i BDI-së.

Marketing