Ademi njofton nxënësit për orarin e leksioneve për nesër që do të zhvillohen në kuadër të projektit TV- KLASA!

Nesër, (17.03.2020) me fillim prej ora 12:30 orët mësimore në lëndën Shkencat Natyrore (Klasa e I), Matematikë (Klasa e I dhe e II), Arsimi Muzikor (Klasa e II-të) dhe Kohë e Lirë (Klasa e I deri në të III) në gjuhën shqipe do të mbahen nga mësueset Mr. Hatixhe Topalli SHF “Petar Zdravkovski – Penko” komuna e Butelit dhe Merita Ajdini nga SHF “26 Korriku” komuna e Shuto Orizarës, kurse me fillim prej ora 10:30 të njejtat lëndë në gjuhën maqedonase do të mund ti ndjekin nxënësit nga mesuesja Biljana Ivanovska nga SHF “Vera Jociq” komuna e Gazi Babës.

Marketing
Marketing