Ademi: Për regjistrim në fakultet me diplomë për arsim të mesëm të mbaruar në këtë vit shkollor

Në institucionet e arsimit të lartë, krahas kushteve tashmë të konfirmuara, do të mund të regjistrohen edhe nxënësit nga vitet e fundit të vitit shkollor 2019/2020 me diplomën nga arsimi i mesëm i mbaruar, publikoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi.

Marketing

“I kemi rregulluar edhe regjistrimet në këtë vit akademik në institucionet e arsimit të lartë, përveç kushteve të përcaktuara tashmë, do të mund të regjistrohen edhe nxënësit nga vitet e fundit të vitit shkollor 2019/2020 me diplomën nga arsimi i mesëm i mbaruar”, publikoi Ademi në profilin e tij në Fejsbuk, duke bërë të ditur se Qeveria në seancë i ka miratuar dekretet për arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, me të cilat sigurojmë funksionim të pandërprerë të sistemit edukativo-arsimor.

Ademi i thekson edhe vendimet të cilat qeveria i ka miratuar të enjten – shfuqizimi i maturës shtetërore, matura shkollore dhe provimi përfundimtar për nxënësit nga vitet e fundit të regjistruar në këtë vit shkollor, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nuk kthehen në bankat shkollore, kurse mësimi do të përfundojë deri më 10 qershor përmes mësimit në distancë, ndërsa regjistrimi i filloristëve (klasa e parë) për vitin shkollor 2020/2021 do të bëhet në qershor në vend që në maj.