Ademi: Prioritet, përafrimi i cilësisë së sistemit arsimor me standardet e vendeve të zhvilluara

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot ka zhvilluar takim pune me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar nË Republikën e Maqedonisë, Rejçel Galovej.

Marketing

Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit kanë trajtuar çështjen e bashkëpunimit të suksesshëm midis dy shteteve në sferën e arsimit, ndërsa kanë folur edhe për thellimin e bashkëpunimit me aktivitete në interesit të përbashkët përmes ofrimit të mundësive më të mira arsimore për qytetarët.

Ministri Ademi e ka informuar ambasadoren edhe për angazhimet e që bën Qeveria e Maqedonisë në kuadër të reformave për arsim cilësor, si dhe për avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Një prej prioriteteve kryesore qeveritare, sikurse sqaroi Ademi, është pikërisht përafrimi i cilësisë së sistemit tonë arsimor me standardet e vendeve të zhvilluara, duke e nënvizuar si shembull Mbretërinë e Bashkuar.

Marketing